Një grua ka mbetur e paralizuar pasi u rrëzua nga krevati i saj i ri gjatë marrëdhënies seksuale.
Claire Busby nga Berkshire, pësoi lëndime në kurriz kur ajo ra nga krevati gjigant teksa merrte pozicion për partnerin.
46-vjeçarja po merr masa ligjore kundër kompanisë Berkshire Bed, duke thënë se shtrati ishte në një “gjendje të dëmtuar”.
Firma mohon përgjegjësinë për plagët e saj dhe po përpiqet të fitojë gjyqin.
Çështja po shqyrtohet nga gjykatësi Barry Cotter, të cilit iu deklarua se kishte defekte në krevat që i shkaktuan trauma Claire.
Gjykata dëgjoi se ajo u lëndua vetëm një javë pas blerjes së krevatit gjatë marrëdhënies seksuale me partnerin e saj John Marshall. /oranews/