Site icon Telegrafi

Paralelja shqipe në Çashkë, autoritetet komunale premtojnë zgjidhjen e problemit

Në fillim të javës që vjen përfaqësues të Komunë së Çashkës do të realizojnë takime me pushtetin qendror dhe ministrinë e arsimit, në tentativë për të gjetur një zgjidhje për paralelen shqipe në Komunë e Çashkës.

Kryetari i këshillit Halkit Ferati, u shpreh optimist në zgjidhjen e problemit pavarësisht kundërshtimeve nga këshilltarët e opozitës.

Ai i akuzoi këshilltarët e opozitës se problemit në fjalë tentojnë t’i japin kahjen e problemit ndëretnik.

Ndërsa kreu i Komunës së Çashkës Goran Stojanovski, u zotua se bashkë me pushtetin qendrorë dhe përfaqësues të ministrisë përkatëse do të bëjnë përpjekje që nxënësve shqiptarë t’ju mundësohet që procesin edukativo arsimorë të mund ta ndjekin në gjuhën e tyre amtare.

Exit mobile version