“Shkolla e Mesme Mjekësore Komunale “Nikolla Shtejn” me profile dhe paralele të reja do t’u përgjigjet nevojave të tregut të punës”, thonë nga sektori për veprimtari publike të Komunës së Tetovës. Në konkursin e ri për regjistrimin e nxënësve është paraparë të ketë paralele për gjinekologji obstetrikë dhe kujdestar.
“Me kërkesë së këshillit të shkollës sërish hapet paralelja për obstetrikë. Nga ana tjetër, pas shqyrtimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithashtu, vendoset edhe drejtimi kujdestar për persona të moshuar dhe në kopshte. Të dyja profilet arsimore janë shumë të kërkuar në tregun e punës. Te të dyja drejtimet do të ketë nga një paralele në gjuhën maqedonase me 34 nxënës dhe po aq në gjuhën shqipe”, deklaroi udhëheqësi i sektorit, Ahmed Qazimi.
Në shkollat e tjera të mesme mbesin të njëjtat profile arsimore dhe numrat e vendeve të lira.
“Kemi gjithsej 3.750 vende të lira në pesë shkollat e mesme komunale. Nga ana tjetër shkollën fillore sivjet e kryejnë vetëm 2.130 nxënës. Konsiderojmë se numri i nxënësve të regjistruar në shkolla të mesme është i qëndrueshëm dhe konstant, ndërsa migrimet më së shumti vërehen në uljen e numrave të nxënësve të regjistruar në kasën së parë”, tha për AIM, Ahmed Qazimi.
Filloristët nga Tetova përveç në mjekësi, mund të regjistrohen në atë ekonomike, dy gjimnazet, në shkollën e mesme të tekstilit “Mosha Pijade”. Krahas pesë shkollave komunale në Tetovë ka edhe shkolla të mesme shtetërore të muzikës “Todor Skallovski-Tetoec”, dhe akademia sportive.