Telegrafi

Paralajmëron themeluesi i Stratfor: Përgatituni për luftë

Në çdo shekull ndodh e ashtuquajtura “lufta e sistemit”, kështu edhe shekulli 21 nuk do të përjashtohet nga ajo, ka deklaruar për Business Insider, themeluesi i kompanisë analitike Stratfor, George Friedman.

Ai ka parashikuar se lufta do të shpërthejë në Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

Skenari që është duke u zhvilluar viteve të fundit (Siri, Lindje të Ukrainës) mund të shihen shpesh: grupe të paligjshme me mbështetjen e vendeve tjera, që janë duke luftuar kundër qeverisë legjitime të vendit.

Dy luftërat botërore janë dëshmi e paqëndrueshmërisë së sistemit ndërkombëtar, që ka miratuar kryerjen e veprimeve luftarake për zgjidhjen e konflikteve ndërshtetërore, si masë ligjore e politikës së jashtme por jo edhe të fondeve.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sistemet politike dhe ligjore të vendeve të ndryshme janë ndërtuar mbi idenë e parandalimit të luftës, dhe kështu Business Insider, pyet Friedman nëse një gjë e tillë është e mundur të ndryshohet.

Friedman ka paralajmëruar se një tipar i tillë i politikës botërore, si dhe veprimet ushtarake ndërqeveritare, sërish mund të bëhen aktuale.

Ai vuri në dukje se më parë në histori kanë ekzistuar periudha, kur analistët gabimisht kanë besuar se vendet nuk do të luftojnë me njëra-tjetrën.

George theksoi se çdo shekull ndodh “lufta e sistemit”,gjatë të cilës i gjithë sistemi rrëqethet.

Friedman paralajmëroi se vendet e para që do të preken do të jenë Japonia, Turqia dhe Polonia. Derisa lufta do të shpërthejë në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara pritet të ketë luftë detare me Japoninë. /Telegrafi/