Site icon Telegrafi

Paralajmëron shoqata e bankave

Shoqata e Bankave Britanike, BBA paralajmëron se ligjvënësit duhet të marrin “masa urgjente” për të mbajtur pozicionin e Britanisë si qendra financiare globale.

Në të kundërt bankat më të mëdha të vendit rrezikojnë të zhvendosen në vende si Singapori apo Hong Kong-u. Rregulloret e reja, taksat dhe aktiviteti i zymtë ekonomik në Europë, ka çuar në një rënie me 8 për qind në vendet e punës së bankave britaniike.

2/3-tat e Shoqatës britanike të bankave, thonë se bizneset kanë pasur një tendencë për të dalë nga vendi që prej vitit 2010. Shoqata rekomandon një lehtësim të ligjit që ndan ofrimet e shërbimeve të shitjes me pakice ndaj bankingut të investimeve, reduktim të mëtejshëm të taksave dhe gjithashtu një reduktim i kufizimeve të vizave për ta bërë më të lehtë punësimin nga jashtë.

“Ne kemi arritur në një moment kthese në konkurrencën e Britanisë si qendër ndërkombëtare bankare. Shumë banka ndërkombëtare kanë zhvendosur vendet e punës jashtë Britanisë, apo kanë vendosur të mos investojnë në vend” thotë kreu ekzekutiv i Shoqatës së Bankave Britanike Anthony Browne. /Telegrafi/

Exit mobile version