Site icon Telegrafi

Paralajmëron SHBA-ja: “Turqia do të humbasë anëtarësimin në NATO nëse nuk respekton demokracinë”

SHBA ka paralajmëruar Turqinë se mund të humbasë anëtarësimin në aleancën ushtarake të NATO-s nëse dështon të mbështesë parimet e demokracisë pas tentativës për grusht shteti.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefen e Politikës së jashtme së BE, Federica Mogherini, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se Amerika qëndron “në anën e lidershipit zgjedhur në mënyrë demokratike”, por se i bën thirrje qeverisë së Turqisë që të mbështesë standardet më të larta të respektimit të institucioneve demokratike të vendit dhe sundimit të ligjit “, transmeton syri.

Rreth 8,000 policë janë pezulluar në vend pas grushtit të dështuar shtetit.

Exit mobile version