Site icon Telegrafi

Paralajmëron Hysen Durmishi: Të premten do t’i paraqes keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të premten në një konferencë për media do t’i paraqes të gjeturat për keqpërdorimet në njësitë për patentë shofer.

Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të premten (02.01 2024) në orën 13:00 në njësinë për patentë shofer tek Stacioni i Autobusëve do të mbajë konferencën për media.

“Dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar Durmishi.

Lexo po ashtu Keqpërdorimet me patentë shofer, Ministria e Infrastrukturës ua shkëput kontratat tre ekzaminerëve

Ditë më par Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të  angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës./Telegrafi/

Exit mobile version