Telegrafi

Paralajmëron Gjuriq: Kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës sot japin dorëheqje

Kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës do të japin dorëheqjen sot, ka paralajmëruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Përfaqësuesit serbë më njoftuan se nga administrata e sotme komunale nuk do të funksionojë më në veri dhe kryetarët e katër komunave do të japin dorëheqjen dhe do të largohen nga sistemi i Prishtinës”, citohet të ketë thënë Gjuriq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet tutje, Gjuriq ka thënë se “as Kuvendi Komunal e as ndonjë autoritet tjetër nuk do të funksionojnë deri në tërheqjen e masave diskriminuese dhe ndërprerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Ndryshe, qytetarët serbë sot do të protestojnë rreth orës 12:00 në qendër të veriut të Mitrovicës ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.

Vendimin për këtë protestë e ka marr “Shtabi i krizave”, i cili është formuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/