Telegrafi

Paralajmëron drejtori i OBSH-së për Evropë: Vala e dytë vdekjeprurëse e COVID-19 mund të ndodh në vjeshtë

Drejtori i Organizatës Botërore për Shëndetësi për Evropë, Hans Kluge, ka paralajmëruar se vala e dytë e virusit vdekjeprurës COVID-19 do të mund të ndodhte gjatë kësaj vjeshte.

Ai theksoi se edhe pse numri i të infektuarve me virus po bie, kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund me pandeminë – dhe se vendet duhet të jenë të gatshme për të forcuar sistemin shëndetësor për valën e dytë, transmeton Telegrafi.

Kluge pranoi se po frikësohet që vala e dytë do të mund të ndodhte në të njëjtën kohe me infeksione tjera.

“Jam i brengosur për mundësinë e valës së dyfishtë – në vjeshtë mund të kemi valën e dytë e COVID-19, si dhe epideminë e gripit sezonal”, ka shtuar ai. /Telegrafi/