Drejtori i Organizatës Botërore për Shëndetësi për Evropë, Hans Kluge, ka paralajmëruar se vala e dytë e virusit vdekjeprurës COVID-19 do të mund të ndodhte gjatë kësaj vjeshte.
Ai theksoi se edhe pse numri i të infektuarve me virus po bie, kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund me pandeminë – dhe se vendet duhet të jenë të gatshme për të forcuar sistemin shëndetësor për valën e dytë, transmeton Telegrafi.
Kluge pranoi se po frikësohet që vala e dytë do të mund të ndodhte në të njëjtën kohe me infeksione tjera.
“Jam i brengosur për mundësinë e valës së dyfishtë – në vjeshtë mund të kemi valën e dytë e COVID-19, si dhe epideminë e gripit sezonal”, ka shtuar ai. /Telegrafi/