Telegrafi

Paralajmëron ambasadori italian, vala e dytë e COVID-19 po vjen

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka paralajmëruar ardhjen e valës së dytë të pandemisë COVID-19.

Orlando përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se nuk duhet bërë gabime, dhe se mënyra e vetme për t’u kujdesur për ekonominë dhe shëndetin është mbajtja e maskës, pastrimi i duarve dhe mbajtja e distancës.

“Prita në takim sot prof. Lul Rakën dhe Ekipin Mjekësor Ushtarak nga #Italia që po ndihmon Kosovën në përgjigjen ndaj COVID.

Mos gabo: vala e dytë po vjen. Mënyra e vetme për të mbrojtur ekonominë dhe për të shmangur mbylljen e plotë: vendoseni maskën, lani duart, mbani distancën dhe shmangni absolutisht grumbullimin!

Secili duhet të bëjë pjesën e vet”, ka shkruar Orlando. /Telegrafi/