Site icon Telegrafi

Paralajmërojnë ekspertët: Më e keqja ende s’ka ardhur, stuhitë do të jenë më shkatërruese

Stuhitë mund të rriten deri në 1.000 kilometra gjerësi. Shkencëtarët i ndajnë ato sipas fuqisë, prej kategorisë së parë deri në të pestën. Kjo e fundit shoqërohet me erëra që fryjnë me shpejtësi deri në 252 kilometra në orë ose më tepër.

Uragani Florence goditi bregun e SHBA-së, tajfuni Manghkut i afrohet Filipineve, dhe njerëzit atje po ikin përballë një katastrofe të mundshme.

Këtu janë disa fakte për stuhitë monstruoze të këtij lloji dhe çfarë mund të pritet prej tyre në të ardhmen, në kohën e ndryshimeve klimatike, transmeton KosovaPress.

Uraganet, ciklonet dhe tajfunet janë emra të ndryshëm gjeografikë për të njëjtin lloj stuhie tropikale që formojnë në oqeanet afër dy Amerikave dhe Azisë.

Sjellin shira të shumta, erëra të fuqishme, valë të mëdha dhe mund të jenë vdekjeprurëse dhe shkatërruese kur të arrijnë në tokë.

Në rastet më të këqija, këto fusha të presionit të ulët janë energjikisht më të fuqishme sesa bombat atomike që u hodhën në Hiroshima.

Në Oqeanin Atlantik dhe Oqeanin Paqësor të Veriut, ato njihen si uragane, në Azinë Lindore e quajnë tajfun, dhe në Oqeanin Paqësor të Jugut dhe në Oqeanin Indian njihen si ciklone.

Ciklonet fillojnë si stuhi të thjeshta bubullimë. Por në disa periudha të vitit, kur temperaturat janë mjaft të larta aq sa uji avullon, stuhitë frontale nisin ta thithin atë në sasi të mëdha.

Në pjesën veriore ato shndërrohen në një vorbull që lëviz nëpër oqean në anën e kundërt të akrepave të orës. Ciklonet në jug lëvizin në drejtim të akrepave të orës.

Uji që thithet nga stuhitë kthehet në shi të fuqishëm që sjell përmbytje katastrofale, dëmtim të pronës dhe humbje të jetës.

Uraganet gjithmonë dobësohen në rrugën e tyre drejt tokës ose në rajone më të ftohta të oqeanit.

Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë së SHBA-ve NOAA dhe British Met Office për këtë vit parashikojnë pesë deri nëntë stuhi të kategorisë së tretë ose më të fuqishme.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për një kohë të gjatë se ngrohja globale i bënë stuhitë edhe më shkatërruese, dhe disa pretendojnë se dëshmitë tashmë janë të dukshme.

Oqeanet e nxehta japin karburant të ri me të cilin ushqehen ciklonet, dhe nivelet e detit rritin goditjen e stuhisë në bregdet.

Ciklonet do të jenë edhe më të fuqishme, më të dhunshme dhe më destruktive, ndërkohë që pritet edhe më shumë shi, thonë meteorologët.

Exit mobile version