Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet të vizitojë Kosovën të dielën më 3 prill. Këtë e ka thënë shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Gjuriq, në një emision të televizionit publik të Serbisë, ka thënë se Vuçiq do të qëndrojë në Leposaviq dhe do të bisedojë me minatorët e Trepçës, transmeton Koha.net.
Sipas tij, Gjuriq do ta vizitojë edhe Mitrovicën e Zubin Potokut.
“Vuçiq do të shkojë edhe në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë. Mendoj se të gjithë do t’i gëzohen pritjes së kryeministrit”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.