Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot duhe ta vazhdojë debatin për punën e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbrëmë Prokurorja Speciale Publike pas disa orë diskutimesh në Komisionin për sistem politik të Kuvendit është ankuar se nuk ndjehet mirë pasi edhe kërkoi për një pushim të shkurtër, por pastaj nuk ka mundur të vazhdojë më, sepse gjendja i është përkeqësuar.
‘Me të vërtetë më vjen keq që për shkak të gjendjes sime shëndetësore u desht ta lëshoj senacën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe i’u kërkoj ndjesë të gjithë deputetëve’, ka thënë Janeva në deklaratën me shkrim. /Telegrafi/