Telegrafi

Paralajmërohet Snapdragon S4 Pro

Versioni Pro gjithashtu ka dy bërthama Krait (ARMv7) dhe procesin prodhuesi prej 28-nanometrave, e nga Snapdragon S4 “i zakonshëm” dallohet për procesorin më të fuqishëm grafik.

Snapdragon S4 Pro ka bërthamën grafike Adreno 320, e cila sipas fjalëve të Qualcomm ofron performanca deri në katër herë më të mëdha në krahasim me Adreno 225 GPU që ndodhet në S4 të zakonshëm. Përveç performancave më të larta, grafika e re përkrah edhe ekranet me dimensione me rezolucion më të mëdha, mundësinë e përpunimit të drejtpërdrejte të të dhënave nga kamera si dhe ka përkrahjen për OpenCL për kryerjen e detyrave tjera në çipin grafik.

Adreno 320 mundëson edhe mundësitë e avancuara të engine-it grafik sikurse që janë instancimi dhe occlusion si dhe përkrah engin-ët modern mobil të Epic, Unity dhe të tjerëve. Qualcomm për Snapdragon S4 Pro thekson përkrahjen totale dhe optimizimin për Windows 8, derisa vetë çipat prodhuesve të pajisjeve do të duhej të ju jenë në dispozicion gjatë gjysmës së dytë të vitit. /Telegrafi/