Telegrafi

Paralajmërohet Sims 3: Showtime

Sims 3: Showtime sipas deklaratës zyrtare ia mundëson lojtarëve të lidhen me miqtë pa pasur nevojë që të dalin nga loja. Para fansave ndodhet një botë krejtësisht e re në të cilën mund të jenë këngëtarë, akrobat, magjistar dhe DJ, e duke iu falënderuar mundësisë së re SimPort, lojtarët avatarët e vet mund të ua dërgojnë miqve duke argëtuar kështu Simsanët tjerë.

Për sukses fitohen shpërblime dhe dëftesa që mund të publikohen në ndonjë rrjet shoqëror, e sipas planit, Sims 3: Showtime pritet të arrij deri në marsin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/