Site icon Telegrafi

Paralajmërohet rritje e prurjeve të ujit në lumenjtë e Maqedonisë, mund të ketë edhe vërshime

Për shkak të reshjeve të paralajmëruara në ditët në vijim, paralajmërohet rritje e prurjeve të ujit nëpër shtretërit e lumenjve Vardar, Treska, Lumi i zi, Sateska, Drini i zi dhe Lumi i madh.

Të reshurat parashihet të jenë më të dendura në pjesën perëndimore të vendit, ku priten deri 25 litër për metër katror ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, paralajmërohet se kjo mund të shkaktojë dalje të lumenjve nga shtrati i tyre dhe përmbytje të rajoneve sidomos në perëndim dhe verilindje të vendit.

Enti Hidro-Meteorologjik kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes afër lumenjve. Kontribut në rritjen e prurjeve ka shkaktuar edhe moti i mirë me diell, para disa ditësh./Telegrafi/

Exit mobile version