Banka e investimeve JP Morgan paralajmëron se në muajt e ardhshëm çmimi i naftës do të arrijë në 90 dollarë për fuçi.
Inventarët e naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit 2015. Ministrat e përbashkët të vendeve të OPEC-ut u takuan të dielën në Algjeri dhe bënë një reagim të ngadaltë ndaj kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump për uljen e çmimeve të naftës nëpërmjet rritjes së prodhimit. Rritja e çmimeve të naftës erdhi pasi OPEC-u, tha se grupi do të rriste prodhimin vetëm nëse klientët e kërkuan atë, pasi Arabia Saudite, Rusia dhe aleatët e tyre ndaluan të premtonin vëllime shtesë të naftës së papërpunuar, përcjell Telegrafi.
Reuters njoftoi se ngritja e prodhimit prej rreth 500 mijë fuçi në ditë do të diskutohet në takimin e OPEC-ut dhe vendeve të jo-OPEC në muajin dhjetor.
Aktualisht nafta e papërpunuar po tregtohet ndjeshëm më lartë gjatë ditës së hënë në nivelin 71.62 dollarë për fuçi. /Telegrafi/