Mijëra ekstremistë të armatosur pro-Donald Trump po komplotojnë rrethimin e Kongresit e SHBA-së, përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, sipas një anëtari të Kongresit i cili ishte midis atyre që u informuan të hënën vonë për një seri kërcënimesh të reja kundër ligjvënësve dhe vetë Kapitolit.
“Ata po flisnin për 4,000 patriotë të armatosur për të rrethuar Kapitolin si dhe për të parandaluar hyrjen e çdo demokrati”, tha Conor Lamb një demokrat i Pensilvanisë për CNN, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk jemi duke negociuar me këta njerëz. Ata duhet të ndiqen penalisht. Ata duhet të ndalen”, vazhdoi ai.
Më 6 janar u shkaktuan trazira në Kongresin e SHBA-së në ditën kur kandidati i demokratëve Joe Biden, do të certifikohej si fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Si pasojë e këtyre trazirave ndërruan jetë pesë persona.
Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se nuk ndihet fajtor për trazirat në Kapitol të SHBA-së. /Telegrafi/