Agjencia për Turizëm, në bashkëpunim me Federatën e Alpinistëve të Maqedonisë (FAM) paralajmërojnë rregullimit të lokaliteteve alpiniste në Maqedoni.
Projekti “Zhvillimi i alpinizmit dhe vendosja e tij në funksion të turizmit” është pjesë e programit vjetor për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë projekt tashmë është përpiluar një plan pune që parasheh aktivitete për rregullimin e lokaliteteve në Matkë, Demir Kapi, Ostra Karpa dhe Leshnicë.
Ky rregullim duhet që ta rritë sigurinë, qasjen dhe tërheqjen e më shumë turistëve. /Telegrafi/