Site icon Telegrafi

Paralajmërohet protesta e radhës në Tetovë

Tetova do t’u kthehet sërish protestave të cilat janë duke u organizuar tash e një muaj nëpër disa qytete të Maqedonisë. Kjo është protesta e katërt me radhë në këtë qytet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës, qyteti i paqes dhe bashkëjetesës, së bashku me zë të lartë për të shprehur qëndrimin tonë dhe për të dërguar një mesazh të gjithë miqve tanë: Nuk ka drejtësi – nuk ka paqe!“, thuhet në thirrjen e radhës për protestë, e cila do të mbahet në ditën e mërkurë dhe duhet të fillojë në ora 19 e 30, para Gjykatës Themelore në Tetovë.

Ndryshe, edhe në Tetovë janë organizuar protesta për dhe kundër vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, për dhe kundër zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit./Telegrafi/

Exit mobile version