Site icon Telegrafi

Paralajmërohet një fraksion i ri brenda OBRM-PDUKM-së

Përmes një konference shtypi, sot në Shkup do të zyrtarizohet një fraksion i ri brenda OBRM-PDUKM-së opozitare.

Zmadhimi i frontit për shpëtimin e OBRM-PDUKM-së do të jetë fraksioni i ri, që paralajmërohet se do të ketë mbështetje nga anëtarësia e kësaj partie politike.

Në Klubin e gazetarëve do të shpalosen qëndrimet e këtij grupi, që pritet të udhëhiqet nga Filip Petrovski dhe, siç thonë, anëtarë të spikatur të OBRM-PDUKM-së.

Grupimi pritet të quhet Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version