Telegrafi

Paralajmërohet një bashkëpunim i Dafina Zeqirit me reperin italian, Sfera

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, prej vitit të kaluar ka qenë duke punuar në albumin e ri të titulluar “Dafinë moj”.

Megjithëse lansoi disa projekte muzikore, ajo duket se në fillim të vitit 2021 do ta publikojë të plotë.

Ndonëse po vazhdon punën për finalizimin e tij, së fundmi thuhet se në mesin e shumë këngëve do të realizojë një bashkëpunim me reperin italian, Sfera.

Kjo në bazë të një publikimi që ka bërë faqja “MTV Kosova”, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram.

“Nuk e keni idenë se çfarë do të na servojë Dafina Zeqiri me albumin e saj në fillim të vitit 2021, prej shumë bashkëpunimeve internacionale&vendore është verifikuar njëra që vjen me reperin super të famshëm italian, Sfera”, thuhet në postim.

Kjo është aprovuar edhe nga Dafina, e cila të njëjtin postim e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Prurja e fundit e artistes Zeqiri mbetet “Mos shko”, të cilën e solli në fund të dhjetorit në bashkëpunim me Ylli Limanin. /Telegrafi/