Site icon Telegrafi

Paralajmërohet mot i ligë gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shi të përkohshëm, fillimisht në pjesët perëndimore. Në disa vende do të ketë mot me vranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Lokalisht janë të mundshme procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të shtetit.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 20 e deri në 34 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë prej 17 e deri në në 31 gradë Celsius.

Të mërkurën dhe të enjten do të jetë më freskët me erë mesatare deri në të përforcuar. Pastaj do të pasojë periudhë kryesisht mot i qëndrueshëm, ndërsa në orët e pasdites në zonat malore është e mundur paraqitja e shiut të rrëmbyeshëm me bubullima./Telegrafi/

Exit mobile version