Meteorologët paralajmërojnë rënie drastike të temperaturave në Maqedoni deri në fund të vitit 2017, që do të arrijnë edhe nën 0°C, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më ftohtë pritet të jetë këtë të enjte në mëngjes kur temperatura do të ulet deri -15°C, kurse ajo ditore nuk do të shkojë më lart se 1°C. Kushtet për të reshura shiu dhe dëbore do të shfaqen të shtunën, por do të jenë të lokalizuara.
Deri në fund të vitit na pret mot me diell, por me temperatura të ulëta ndërmjet -10°C dhe 7°C. Edhe nata e vitit të ri pritet të jetë e thatë, pra pa të reshura, por e ftohtë./Telegrafi/
*Foto Ilustrim