Site icon Telegrafi

Paralajmërohet largimi i hershëm i Zirkzees – Man Utd po e zëvendëson atë me një sulmues ‘vdekjeprurës’

Manchester United raportohet se po synojnë transferimin e njërit prej sulmuesve më të vlerësuar në Evropë, mes thashethemeve që paralajmërojnë largimin e hershëm të Joshua Zirkzees.

United u mundua ta lehtësojë barrën mbi supet e Rasmus Hojlund duke nënshkruar me një sulmues të ri gjatë verës, ku në këtë rast vendosën për blerjen e Zirkzees nga Bologna për 36 milionë euro.

Reprezentuesi holandez shënoi 11 gola për të ndihmuar Bolognën që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Zirkzee shënoi golin e fitores për ‘Djajtë e Kuq’ në debutimin e tij në Ligën Premier, por ka dështuar që ta gjejë rrjetën që prej asaj ndeshje.

23-vjeçari ka dështuar shpeshherë përballë portës madje pati zëra se ai mund të kompletojë transferimin tek Juventusi gjatë janarit në formë huazimi.

‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë qëndruar duarkryq përballë kësaj situate pasi tashmë është raportuar se ata kanë në mendje një emër për zëvendësimin e tij në rast largimi.

Sipas një përditësimi të fundit nga Sami Mokbel i Daily Mail, United po monitoron nga afër situatën e sulmuesit Benjamin Sesko tek Leipzig.

Reprezentuesi slloven iu bashkua Leipzigut në vitin 2023 pas një aventure fantastike tek Red Bull Salzburgu aty ku shënoi 16 gola në 30 ndeshje në sezonin e tij të fundit.

Ai ka arritur shifra të ngjashme edhe në Gjermani, duke shënuar 18 gola në të gjitha garat.

Gjatë verës, Sesko u kërkua me ngulm nga një numër i madh i skuadrave evropiane duke përfshirë United, Arsenal, Chelsea dhe Milan./Telegrafi/

Exit mobile version