Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Tiranë.
Xhelal Sveçla dhe Taulant Balla, së bashku kanë diskutuar edhe për nisjen e projekteve të reja me rëndësi për sigurinë e dyja vendeve.
Me këtë rast, Balla paralajmëroi krijimin e ekipeve të përbashkëta në luftën kundër krimit.
“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, ka shkruar Balla në një postim në Facebook. /Telegrafi/