Site icon Telegrafi

Paralajmërohet investim në vlerë prej 250 milion euro

Deri në fund të vitit kompania turke Limak holding pret që t’i marrë lejet e nevojshme për realizim të investimit në vlerë prej 250 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Limak holding do të ndërtojë kompleks multifunksional afarist-banesor tek Stacioni i vjetër hekurudhor, menjëherë afër Muzeut të Qytetit të Shkupit, tunel dhe linjë trafiku dyorëshe me gjashtë korsi.

Në sipërfaqe prej 300.000 metra katrorë, projekti parashikon katër blloqe, rreth 1.000 banesa në ndërtesa 20-katëshe, zyra, qendër tregtare, hapësirë për aktivitete kulturore, vende për ushqim dhe pije, parkim,…

Sipas menaxhmentit të kompanisë, gjatë ndërtimit në muaj do të angazhohen nga 700 persona, ndërsa pas prëfundimit të kompleksit do të punësohen 2.000 deri në 2.500. Në aktivitetet ndërtimore do të përfshihen firma nga Maqedonia dhe furnizimi i materialeve të nevojshme do të bëhet nga kompani vendore.

Realizimi i plotë i projektit duhet të përfundojë për 2,5 deri në tre vjet. Madje, ndërtesa ekzistuese e Muzeut të Qytetit të Shkupit, aspak nuk duhet të rrënohet dhe do të ndërtohet në kuadër të kompleksit. /Telegrafi/

Exit mobile version