Edhe për sot është paralajmëruar një protestë para qeverisë në Shkup, me moton ”Vijën e kuqe e kaluat, at kuq e verdh, jo!”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para mediave është paraqitur Nisma qytetare për Maqedoni të përbashkët, e cila kërkon që të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të mos ndryshohet emri i shtetit.
Ata thonë se do ta ngrejnë zërin për një Maqedoni të përbashkët, për fushë të lirë qytetare për të gjithë banorët e saj, shtëpi për të gjithë që e duan Maqedoninë.
Sipas tyre, Maqedonia është mbi të gjitha dhe kjo i bën që, siç thonë, ta parakalojnë Ilindenin e katërt. Protesta do të fillojë në ora 17:00./Telegrafi/