Site icon Telegrafi

Paralajmërohet bllokimi i qendrës turistike “Kodra e Diellit”

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka paralajmëruar bllokim të kësaj pike turistike dhe mos lejimin e të punësuarve që të mbërrijnë atje për shkak të lënies pas dore të Kodrës së Diellit nga ana e ELEM-it.

Vendimi i këtillë ka ardhur si pasojë e heshtjes disa ditore të kryeministrit Zoran Zaev, lidhur me ftesën që iu bë nga protestuesit, për të ardhur personalisht në vizitë të Kodrës së Diellit.

Drejtuesi i nismës Hamdi Sulejmani madje ka bërë ftesë që protestës që do mbahet javës së ardhshme, t`i bashkohen edhe të punësuarit në Kodrën e Diellit, sidomos punonjësit e hotelerisë, me qëllim që të ngritët zëri që Qeveria të kthej kokën kah kjo pikë turistike që është lënë pas dore.

Sulejmani më tej ka theksuar se do të bllokohet përmes protestave pika turistike Kodra e Diellit ku përveç mysafirëve nuk do të lejohen të ngjiten atje as punëtorët.

“Askush deri më tani nuk është interesuar për atë qendër turistike, sepse pati një përgjigje shumë pa domethënie dhe të shkurtër. Ne pritëm reagimin direk të kryeministrit pasi që i bëmë thirrje kryeministrit, por sa e shohim çdo kërkesë has në vesh të shurdhër. Paralajmërojmë se nuk do të rimë urtë”.

“Ne bëjmë thirrje edhe qytetarëve por edhe të punësuarve atje dhe paralajmërojmë edhe ELEM Turs-in se ne do e bllokojmë atë qendër turistike nga vikendi që vjen apo ditëve në vijim dhe nuk do e lejmë në dorë të ELEM-it apo në dorë të Zotit atë qendër”, deklaroi Hamdi Sulejmani./Alsat/

Exit mobile version