Drejtori i Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski në Lubjanë ka realizuar takim pune me drejtoreshën e përgjithshme të policisë sllovene Tatjana Bobnar, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në takim janë potencuar raportet e shkëlqyera mes dy policive të dy vendeve, posaçërisht përkrahja e policisë sllovene e cili e jep për policinë e Maqedonisë përmes projekteve të ndryshme, por edhe me praninë e policëve kontingjent në kufirin Maqedoni-Greqi, në ndihmë të policisë së Maqedonisë bashkërisht me disa kontingjente tjera nga vende tjera mike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy bashkëbiseduesit kanë potencuar se bashkëpunim dhe raportet e shkëlqyera edhe në të ardhmen do të përmirësohen më shumë.
Ministria shton se drejtori Tasevski në Lubjanë është takuar edhe me tridhjetë polic nga kontingjenti slloven të cilët në rotacionin e ardhshëm do të vinë në Maqedoni./Telegrafi/