Telegrafi

Paralajmërohet anulimi i Testit të Maturës në disa qendra

Këshilli Shtetëror i Maturës nëpërmes një komunikate për medie ka thënë se si pasojë e lëshimeve të konstatuara do të anulojë Provimin e Maturës Shtetërore në ato qendra ku janë vërtetuar shkeljet.

Ky këshill thotë se është i kënauqr me rrjedhen e përgjithshme të Provimit të Maturës në vend, edhe pse Koha.net më parë ka raportuar se testi tashmë vetëm se ka rrjedhur në rrjete sociale.

“Ekspertët, administratorët dhe mbikëqyrësit tanë, bashkë me drejtorët komunalë, këshillin rinor, këshillin e prindërve, mediet dhe policinë, si dhe akterët tjerë të përfshirë në proces, janë duke i identifikuar dhe evidentuar rastet e abuzimit dhe kopjimit”, thuhet në komunikatën e Këshilli Shtetëror i Maturës.

Këshilli Shtetëror i Maturës më në fund thotë se u vjen keq që për shkak të individëve dhe grupeve të caktuara janë të detyruar që në zbatim të ligjit të veprojnë me masat adekuate, në mënyrë që të ruajmë kredibilitetin dhe standardin e testimit real dhe korrekt.

“KShM zotohet se ligji do të zbatohet në secilin rast dhe ndaj secilit”, përfundon Këshilli Shtetëror i Maturës.