Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtën e Mjedisit të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar reshje të mëdha shiu për sot.
Këto reshje do ta arrijnë maksimumin në ora 18:00, dhe si pasojë e reshjeve parashihen vërshime në pjesë të ndryshme të vendit.
Në një komunikatë të Komunës së Prishtinës thuhet se vërshimet mund të shkaktojnë vështirësi të përkohshme qarkullimi dhe dëme materiale.
“Lusim qytetarët që të kufizojnë lëvizjet gjatë këtyre reshjeve dhe të përshtatin shpejtësinë në komunikacion. Komuna e Prishtinës është në gjendje gatishmërie me ekipet e veta dhe për çdo problem do të jetë në gjendje t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Për çdo nevojë eventuale ju lutem na lajmëroni në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44. Thirrjet janë falas nga të gjithë operatorët e telefonisë fikse dhe asaj mobile”, thuhet në komunikatë.