Komuna e Prishtinës, përmes një mesazhi dërguar të gjithë qytetarëve që përdorin operatorin telefonik VALA, ka bërë të ditur numrat emergjent në të cilët mund të kërkojnë ndihmë qytetarët në rast nevoje: 080012233, 080012244,080012255. Thirrjet janë falas.
Kjo, sepse Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar reshje të mëdha të shiut, sot. Reshje këto, që mendohet se maksimumin do të arrijnë rreth orës 18:00.
Si rrjedhojë e kësaj, mund të shkaktohen vështirësi në qarkullimin e qytetarëve në rrugë, dhe dëme materiale. Andaj, Komuna e Prishtinës u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në komunikacion.
Gjithashtu, bënë të ditur se është në gjendje gatishmërie për nevojat e qytetarëve.
Dërgimin e SMS-ve, Komuna e Prishtinës e ka bërë me përkrahjen e Kompanisë VALA.