Gjermanët duhet të përgatiten për sulme të tjera që do të kryhen nga grupe të vogla dhe radikaliste të ashtuquajtur “ujq të vetmuar”, ka paralajmëruar ministri i Brendshëm Thomas De Maiziere.
Pesë njerëz janë plagosur, dy janë në gjendje kritike sepse u sulmuan nga një 17 –vjeçar, të hënën i cili u fut i inatosur në një tren në shtetin jugor të Bavarisë.
Sulmuesi, i cili kishte arritur në Gjermani në vitin 2015 si një emigrant i pashoqëruar, u qëllua për vdekje derisa mbante një sëpatë dhe një thikë, transmeton KosovaPress.
Një video është shfaqur ku tregon se ai ishte një ushtar i ashtuquajtur i Shtetit Islamik.
De Maiziere tha se adoleshenti ishte ” nxitur ” nga propaganda e ISIS-it, por nuk kishte prova se ai ishte duke ndjekur urdhrat e grupit militant.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi, Muhammad Riyadh, bërtiti ” Allahu Ekber ” ( Zoti është i madh ) 3 herë, dhe ISIS-i e pretendon adoleshentin si një pasues të tyre përmes agjencisë së tyre të lajmeve.
Një flamur i pikturuar me dorë është gjendur në dhomën e tij.
Ministri i Brendshëm, përshkroi sulmin me sëpatë të mbrëmjes së të hënës, në Ëuerzburg si “ndoshta fillimi i një terrori “.
“Në Gjermani, ne duhet të presim sulme nga grupe të vogla apo nga sulmues radikalist si ‘ ujq të vetmuar'”, tha ai.