Telegrafi

Paralajmërohen reshje të mëdha të shiut në Maqedoninë e Veriut (Foto)

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni dhe Rrjeti evropian për shërbime meteorologjike paralajmërojnë reshje të rrëmbyeshme të shiut në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, reshjet gjatë ditëve në vijim do të ketë në gjithë vendin, ndërsa më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore të vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rrjeti evropian për shërbime meteorologjike njofton se pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut do të përfshihet nga faza e portokalltë, e cila parasheh reshje të rrëmbyeshme, të cilat mund të shkaktojnë edhe dëme materiale dhe viktima.

Moti jostabil në vend pritet të vazhdojë deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës moti pritet të jetë më i ngrohtë dhe të ketë rritje të temperaturave ditore.

Ndryshe, pas paralajmërimeve që kanë bërë autoritetet për parashikimin e motit, Bashkia e Shkupit sot ka zbatuar aksion të jashtëzakonshëm, në të cilin janë pastruar rrugët dhe pusetat e qytetit./Telegrafi/