Site icon Telegrafi

Paralajmërohen reforma në sektorin e ujrave në nivelin qendror në Maqedoni

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka njoftuar për reformat në sektorin e ujrave në nivelin qendror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, këto ndryshime bëhen për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në sektorin e ujrave që qytetarët i sigurojnë nga ndërmarrjet publike komunale. Qëllim tjetër është edhe rritja e efikasitetit të këtyre ndërmarrjeve.

Në kuadër të reformës gjithëpërfshirëse në sektorin e ujrave që do të zbatohet në vitet në vijim në Maqedoni, ministria e lartëpërmendur do të mbajë konferencë me temë ”Uji dhe ujrat e zezë”. Konferenca do të mbahet nesër në Holiday Inn./Telegrafi/

Exit mobile version