Site icon Telegrafi

Prishtina, Fushë Kosova dhe Drenasi me reduktime të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se gjatë ditës dhe mbrëmjes së sotme do të ketë reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas, si shkak i turbullirave të ujit të pijshëm në kanalin e Ibër Lepencit.

Sipas KRU-së, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike për të trajtuar ujin për pije.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në orën 17:00. Pastaj nga 23:00 deri në 04:30. Po ashtu edhe Drenasi është me mungesë të furnizimit me ujë”, njofton KRU.

Po ashtu, është paralajmëruar se reduktime do të ketë sonte edhe nëpër zona tjera të Prishtinës.

“Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës. Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00. Gjatë natës së sotme me reduktim do të jetë edhe Prishtina, përveç objekteve të rëndësisë së veçantë si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet qeveritare”, përfundon kompania. /Telegrafi/

Exit mobile version