Organizatat maqedonase “Rruga e vetme maqedonase” dhe “Rilindja” kanë paralajmëruar se çdo të martë dhe të premte do të mbajnë debate në parkun “Gruaja luftarake”, kurse çdo të shtunë do të protestojnë kundër ndryshimit të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se kanë kërkuar nga kryetari i shtetit që të organizohet debat kombëtar me temë “Politikat joparimore, antidemokratike, anticivilizuese dhe antimaqedonase ndaj popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas”, debat që sipas tyre është pranuar nga ana e presidencës.
Njiherit, thirrje për pjesëmarrje në debat i bëjnë kryetarit Gjorge Ivanov dhe ambasadorit amerikan, Jess Baily, duke paralajmëruar se do të kërkojnë ndërprerje të bisedimeve për emrin, pas dyerve të mbyllura.
Organizatorët do të propozojnë që kryetarët Donald Trump, Xi Jingpi dhe Vlladimir Putin të jenë kandidatë për çmimin “Nobel” për paqe, siç thonë për angazhimin e tyre për bashkëpunim në sferën e popujve sovran./Telegrafi/