Site icon Telegrafi

Paralajmërohen gjoba për ndotësit e mjedisit në Shkup

Për herë të parë në historinë e Qytetit të Shkupit sot është shkruar kallëzimi i parë penal për hedhjen e mbeturinave të paautorizuara. Bëhet fjalë për një person i kapur në vend, në rrugën “Aleksandar Urdarevski” në komunën Butel, deklaroi kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ai tha se autoritetet lokale nuk do të bëjnë kompromis me asnjërin kur është fjala për pastërtinë në qytetin tonë.

Aksioni i madh për pastrimin e hapësirave publike realizohet nga Bashkia e Shkupit, ndërmarrjet publike të qytetit dhe dhjetë komunat e Shkupit. Aksioni po zhvillohet sot në komunat e Kisella Vodës, Qendrës, Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit.

“Bëhet fjalë për aksion masiv të pastrimit ku janë përfshirë potenciali teknik dhe njerëzor i qytetit dhe të ndërmarrjeve komunale, ndihmësit e komunave. Në çdo komunë janë vendosur tri pika për hedhjen e mbeturinave të rëndë ku qytetarët do të jenë në gjendje të lënë mbetjet e tyre të këtij lloji. Ky aksion do të shoqërohet nga mbikëqyrja e inspektimit të intensifikuar me qëllim që të parandalojë rikrijimin e deponive ilegale në të njëjtat vende”, tha Shilegov./Telegrafi/

Exit mobile version