Site icon Telegrafi

Paralajmërohen ankesa për ankandin e minierave në Maqedoni

Kompania britaneze ”Mineko” dhe ajo serbe, ”Metalferm” të cilat morën pjesë në tenderin për dhënie në koncesion të minierave Toranica dhe Zletiva, kanë paralajmëruar ankesa, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dy kompanitë mendojnë se komisioni i ankandit publik i ka eliminuar këto dy kompani, që para se të mbahet ankandi edhepse i tërë dokumentacioni është dorëzuar te ky komision.

Për këtë rast, këto firma i kanë njoftuar edhe ambasadat e vendeve të tyre në Maqedoni, ndërkaq këto miniera nuk kanë punuar pothuajse një vit pasi që firma ”Indominerale” u largua nga vendi, kurse mbi 1000 punëtorë mbetën pa punë./Telegrafi/

Exit mobile version