Site icon Telegrafi

Paralajmërimin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, Haliti e quan fushatë elektorale

Paralajmërimet e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj i ka vlerësuar si pjesë të fushatës elektorale, anëtari i kryesisë së PDK-së, dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ka thënë se Haziri është në fushatë për ta fituar Gjilanin, shkruan lajmi.net.

“Lutfi Haziri është duke luftuar që të jetë i pari i komunës së Gjilanit dhe aktualisht është në fushatë”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Megjithatë, Haliti ka thënë se është e drejtë e opozitës dhe deputeteve në përgjithësi e cila duhet të shqyrtohet nëse vije në seancë.

Haliti duke folur për numrat që duhet të kalojë mocioni ka thënë se mund të ketë edhe kombinime pozitë- opozitë.

“Mocioni kundër qeverisë është e drejtë e opozitës e deputetëve në përgjithësi, mund të ketë kombinime pozitë opozitë dhe e është e drejtë e tyre”.

“Në qoftë se ka një kërkesë të tillë ne duhet ta qesim në shqyrtim në seancë, në qoftë se ata arrijnë ti kenë vota për rrëzimin e qeverisë e rrëzojnë, në qoftë se jo qeveria vazhdon”, është shprehur të shtunën Haliti.

Aktualisht dallimi i numrave  në Kuvend sa i përket votave mes pozitës dhe opozitës është i ngushtë 60 -59 por, për këtë Haliti shprehet se nuk ja ka frikën një mocioni mos besimi ndaj qeverisë.

“Unë nuk frikësohen për asgjë”, është  shprehur Haliti.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili është në balotazh për ta fituar edhe një mandat për kryetar të Gjilanit ka thënë për lajmi.net se pas balotazhit për zgjedhjet lokale do ta rishikojnë mundësinë për një mosbesim ndaj qeverisë Haradinaj.

Qeveria e Haradinaj në Kuvend kishte marr vetëm 61 vota, pasi njëri nga deputetët e koalicionit Zafir Berisha kishte abstenuar, madje ai kishte deklaruar se kur do që opozita i bëjë 60 vota ai do të votojë për rrëzimin e qeverisë.

Nga mocioni i mosbesimit ishte rrëzuar edhe qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa. Ky mocion ishte thirrur nga Nisma për Kosovën, e përveç partive opozitare në legjislaturën e kaluar Vetëvendosje dhe AAK, ishte mbështetur edhe nga PDK që ishte në koalicion qeverisës me PDK-në.

Për të hyrë në rend dite të Kuvendnit mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë duhet që të përkrahet nga 40 nënshkrime të deputetëve. Ndërsa për të kaluar mocioni duhet votuar së paku 61 deputetë.

Exit mobile version