Vetëm gjashtë orë para se të ndodhte sulmi i përgjakshëm në Shën Petersburg të Rusisë, është shfaqur një fjali shumë e dyshimtë në rrjetet sociale.
Në sulmin në metronë e Shën Peterburgut mbetën të vrarë 12 persona dhe mbi 50 tjerë të plagosur, ndërsa autoritet e sigurisë e kanë cilësuar sulmin si sulm terrorist, transmeton Telegrafi.
Gjashtë orë para se të ndodhte sulmi, një vajzë në Istagram kishte paralajmëruar për sulmin. Ajo kishte shkruar: “Ka kaluar kohë e gjatë pa ndodhur ndonjë sulm terrorist. Sot do të ndodh një, vetëm prisni të ndodhë”.
#Russia #SaintPetersburg – Attack was possibly announce on Instagram, 6 hours before it actually happened. pic.twitter.com/QpMmKHdv4H
— Terror Events (@TerrorEvents) April 3, 2017
Por ky postim nuk kaloi pa shkaktuar reagime të ashpra, edhe pse një komentues kishte shkruar se bëhet fjalë për një shaka.
Dhe pas që ky postim u shfaq në faqen “Terror Events”, njëri nga komentuesit e shumtë ka bërë të ditur se kjo vajzë thjesht kishte dashur të krijoj huti, dhe se bëhet fjalë për një paralajmërim të rrejshëm. /Telegrafi/