Filmi “Luckiest Girl Alive” me Mila Kunis në rolin kryesor ka dalë së fundmi në Netflix dhe tashmë ka ngritur shumë pluhur.
Ngjarja përshkruan tmerret e çrregullimit të stresit post-traumatik që një viktimë zhvillon pasi sulmohet seksualisht dhe zgjedh të mos flasë për të.
Projekti është një adaptim i bestsellerit me të njëjtin emër të Jessica Knoll, një roman që është edhe vepra e saj debutuese.
Tema e vështirë sjell edhe skena shqetësuese për të cilat shikuesit padyshim nuk ishin gati. Shumë përdorues të internetit kritikuan skenat eksplicite dhe bënë paralajmërime për situatat shqetësuese që shumëkujt mund t’i duken shqetësuese.
Edhe pse Netflix vuri në dukje në fillim të filmit në krye të ekranit se filmi përmban “dhunë seksuale”, shikuesit u ankuan se paralajmërimi në fjalë nuk ishte mjaft i spikatur dhe se ata nuk ishin të përgatitur për skena të caktuara.
Megjithatë, shumë nga shikuesit e vlerësuan Mila Kunisin, e cila bëri një punë të shkëlqyer në këtë rol mjaft kërkues. /Telegrafi/