Telegrafi

Paralajmërimi për mot të keq, komuna e Shuto Orizares fillon aksionin për pastrim të rrjetit atmosferik

Pas paralajmërimit për mot të keq me shi e bubullima, sot në mëngjes komuna e Shuto Orizares ka nisur aksion për pastrimin e shahteve.

Ekipet e komunës nga mëngjesi janë në terren, do të pastrojnë të gjithë rrjetin e kanalizimit në gjithë pjesën e Shuto Orizares.

Në rast të shfaqjes së motit të keq, lusim banorët të mbeten në shtëpitë e tyre. Ekipet do jenë në teren në kohën e duhur për të marrë të gjithë kujdesin për të rrezikuarit, theksojnë nga komuna.