Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, ka deklaruar se vendi i tij do të tërhiqet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) që nga janari i vitit të ardhshëm.
Al-Kaabi në një konferencë për media, tha se vendimi vjen pasi Katari shqyrtoi mënyrat në të cilat do të përmirësonte gjendjen e saj botërore dhe se vendi i tij planifikon strategjinë e saj afatgjate.
Njoftimi vjen në një kohë kritike kur OPEC po shtyn një ulje të prodhimit, përcjell Telegrafi.
Shteti i Gjirit prodhon 650 mijë fuçi nafte në ditë dhe është eksportuesi numër një në botë i gazit natyror të lëngshëm.
Aktualisht një fuçi naftë e papërpunuar tregtohet me 53.44 dollarë. /Telegrafi/