Si pasojë e mungesës së sinjalizuesve, gjatë fillimit të muajit, në Nurburgring të Gjermanisë është shkaktuar një aksident zinxhir ku u përfshinë 14 vetura.
Megjithëse ishte lansuar një video ku tregohen pasojat e përplasjeve, nuk kishte pamje të momentit se çfarë në të vërtetë ndodhi, transmeton Telegrafi.
Por, njëri nga shoferët ka nxjerr së fundmi pamjet që ishin marrë nga kamera e helmetës, nga ku shihet e gjithë ngjarja. Së bashku me aksidentin, tregohet edhe veprimi tij i zgjuar, për të njoftuar shoferët që të ulin shpejtësinë dhe të mos vazhdojnë tutje.
Megjithëse shumë vetura u dëmtuan, nuk raportohet për asnjë dëmtim të rëndë. /Telegrafi/