Telegrafi

Paralajmërimi për bombë në “City Mall” ishte i rrejshëm

Njoftimi për bomba ishte i rrejshëm, për shkak të së cilës sot për disa orë ishte mbyllur qendra tregtare “Skopje City Mall”.

Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë për AIM-në se paralajmërimi ishte i rrejshëm, por se ende po kërkohet personi i cili paraqiti se ka bombë në qendrën tregtare.

Këtë pasdite u bë evakuimi në Qendrën Tregtare “Skopje City Mall” në Karposh, për shkak të paralajmërimit për bombë.

Lexo po ashtu Alarmi për bombë, deklarohen nga “Skopje City Mall”

Siç informojnë nga AIM, ekipet policore me qen për tre orë resht kanë bërë kërkime në të gjitha hapësirat./Telegrafi/