Site icon Telegrafi

Paralajmërimi për anulimin e BREXIT-it rrit shpejtë vlerën e poundi britanik

Këshillues ligjor nga Gjykata e Lartë të Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se Britania e Madhe mund të anulojë Marrëveshjen e BREXIT-it pa kërkuar lejen e vendeve të tjera të bllokut. Pas lajmërimit, poundi britanik u rrit shpejtë duke prekur vlerën 1.2806 kundrejt dollarit amerikan.

Një grup politikanësh nga Skocia kanë kërkuar të gjinden mënyra se si mund të kthehet mbrapsht kërkesa e Britanisë së Madhe përpara afatit të hyrjes në fuqi të Marrëveshje së BREXIT-it që do të jetë në fuqi më datën 29 mars të 2019. Neni 50 i Marrëveshje lejon një vend që të aktivizojë procesin e daljes nga blloku politik dhe ekonomik i Evropës dhe për këtë kryeministrja Theresa May e aktivizoi këtë klauzolë të daljes në që nga muaji mars 2017, përcjell Telegrafi.

Vendimi përfundimtar për të zbuluar nëse neni 50 mund të anulohet pa ndërhyrje nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, do të jepet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Lexo po ashtu Marrëveshja e BREXIT-it lëviz vlerën e poundi britanik

Gjykata evropiane e ka zhvilluar seancën, duke pranuar prova nga grupi i politikanëve që kërkojnë qartësi për të mbështetur vendimet e bëra nga parlamenti britanik, ku qeveria e ka kundërshtuar rastin, duke argumentuar se është e motivuar politikisht për të penguar negociatat e BREXIT-it.

Ata argumentuan se anulimi i këtij neni duhet të kërkojë marrëveshje unanime nga 27 vendet e tjera të bllokut dhe për këtë Evropa shqetësohet se nëse lejon një vend që të aktivizojë daljen e më pas ta kthejë mbrapsht vendimin, mund të krijojë një mjet për vendet që janë të pakënaqura nga politikat e Brukselit. /Telegrafi/

Exit mobile version