Telegrafi

Paralajmërimi i pazakontë i politikanit nga Tuvalu, sa i përket ngrohjes globale  

Ministri i Drejtësisë, Komunikacionit dhe Punëve të Jashtme i shtetit Tuvalu, Simon Kofe, ka mbajtur një konferencë simbolike për gazetarë, ku paralajmëroi për pasojat e ngrohjes globale.

Konferencën e mbajti duke qëndruar me këmbët e zhytura në ujin e detit. Ai shfrytëzoi rastin të flet për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën (COP26), e cila nga 31 tetori deri më 12 nëntorit mbahet nga Glasgow, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, me këtë veprim ka paralajmëruar që shteti i tij në Paqësor është në mesin e vendeve më të rrezikuara në botë, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit në mbarë botën janë të pakënaqur me atë çfarë po ndodh në këtë konferencë. Në mesin e tyre është Greta Thunberg, e cila e cilësoi konferencën si të pasuksesshme. /Telegrafi/